Mitrovicë, Inspektoriati rrënon një objekt që paraqiste rrezik për qytetarët

Inspektorët komunalë të Mitrovicës kanë filluar sot rrënimin e aneksit të Komunës prapa objektit banesor, në sheshin ‘Mehë Uka’, që dikur shërbente si ngrohtore për shtëpinë e mallrave.

Për mbikëqyrjen e punëve për rrënimin e objektit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi,

“Ky rrënim është kryer pas konstatimit të rrezikshmërisë nga ana e Inspekcionit, ku në bazë të Vendimit për ekzekutimin e aktit administrativ thuhet se ky objekt është ndërtuar qysh para 50 vjetësh, mund të shembej vet, dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimit, pjesa ku ishte objekti i rrënuar do të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar.