Mitrovicë, ia merr 8 mijë euro fajde për tre mijë euro borxh

Një rast i fajdes është raportuar në Policinë e Kosovës në qytetin e Mitrovicës dje rreth orës 11:00.

Vikitima ka raportuar se i ka marrë 3 mijë euro para kesh, për të cilat si kamatë i ka kthyer  8 mijë euro.

Tutje, viktima ka thënë se i ka edhe 500 euro  borxh të cilat ende nuk i ka kthyer.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.