Foto: Ilustrim

Mitrovicë, i mituri rrah nënën

Një i mitur është arrestuar nga Policia në Mitrovicë mëngjesin e ditës së djeshme për një rast të sulmit.

Sipas njoftimit, i mituri është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Si pasojë e këtij sulmi, viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet nga ana e Policisë.