
Ilustrim
Mitrovicë, gruaja raporton në Polici se është dhunuar nga një burrë
01.2.2023 - 10:39
Një rast i dhunimit ndaj një gruaje është raportuar në Policinë e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 30 janar, ndërsa është raportuar në organet e rendit më 1 shkurt.
Policia thekson se viktima ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari, ndërsa e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Kurse, sipas PK, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.