Ilustrim

Mitrovicë: Gruaja raporton në polici për maltretim fizik e psikik

Një grua në Mitrovicë, ka raportuar në polici se është maltretuar fizikisht dhe psikikisht nga një person i dyshuar.

Rasti i cili është hapur nga polici si kanosje, është raportuar dje rreth orës 14:00.

Viktima në raportimin e saj në polici ka deklaruar se i dyshuari e kishte kërcënuar edhe përmes telefonit.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori kujdestar, por nuk raportohet për persona të arrestuar.