Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Mitrovicë, gjendet i vdekur një shtetas i huaj

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 12:40 në Mitrovicë.

Sipas Policisë, viktima është shtetas i huaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.