Mitrovicë - Gjendet i vdekur një person në fshatin Suhodoll

 

Një person rreth 70 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

70 vjeçari i vdekur është gjetur sot afër urës së fshtatit Suhodoll.

Lajmin e ka konfirmuar per Kallxo Besim Hoti, zëvëndësdrejtor i Policisë në Veriun e Mitrovicës

“Një trup pa shenja jete është gjetur sot afër fshatit Suhodoll, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë, të gjitha ekipet policore, prokurori kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe trupi është dërguar për obduksion”, tha Hoti.