Ilustrim

Mitrovicë, gjenden shishe molotovi në një qendër tregtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënen rreth orës 08:00 të mëngjesit, në rrugën ‘Kolashinit’ të Mitrovicës, në hapësirat e një qendre tregtare janë gjetur 4 shishe me koktej molotovi.

Sipas njoftimit të policisë, njësia përkatëse ka bërë largimin e mjeteve ndezëse.

Policia nuk ka dhënë më tëper informata në lidhje me këtë rast.