Foto: BIRN

Mitrovicë e Veriut, qytetari shantazhohet për 2000 euro përmes telefonit

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur përmes telefonit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Lola Ribara” në Mitrovicën e Veriut, dje rreth orës 12:00.

Ankuese ka informuar se ka pranuar një thirrje telefonike nga një person i pa njohur, ku ka kërkuar nga ai që t’i jap 2000 euro për ndryshe do të bëjë publike disa afera dashurie.