
Mitrovicë e Veriut - Policia konfiskon armë, karikatorë dhe fishekë
05.2.2025 - 10:30
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Mitrovicën e Veriut dhe ka gjetur e konfiskuar një armë të gjatë, dy karikatorë dhe 755 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari, në shtëpinë e të cilit është konfiskuar armatimi, është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë me dy karikatorë dhe 755 fishekë kalibrash të ndryshëm.” – thuhet në Raportin 24-orësh të Policisë, më 05.02.2025.
Ndërsa, për rastin i cili ka ndodhur më 04.02.2025 është njoftuar edhe Prokurori.
Rasti është iniciuar si: “armëmbajtje pa leje”.