Mitrovicë e Veriut, përjashtohet komisionerja e VV-së pasi promovoi fletëvotimin në rrjete sociale

Një komisionere e Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Votimit ‘Sveti Sava’ në Mitrovicën e Veriut është larguar nga vendvotimi, pasi ka promovuar në rrjetet sociale fletëvotimin ku shihet vetëm kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Këtë rast e ka lajmëruar menaxheri i Qendrës së Votimit dhe kryesuesi i KKZ-së, Slobodan Dimitrijevic. Sipas tij,  në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, komisonerja është larguar nga vendvotimi dhe është zëvendësuar me një tjetër.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313 të cilët janë të shpërndarë në 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime.