foto: Ilustrim

Mitrovicë e Veriut, gruaja ankohet se u sulmua nga fqinji

Një grua e komunitetit boshnjak në Mitrovicën e Veriut ka telefonuar Policinë e Kosovës pasi që është sulmuar fizikisht nga fqinji i saj poashtu i komunitetit boshnjak.

Viktima ka pësuar lëndime në duar dhe në këmbë, derisa i është dashur të marrë edhe trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje më këtë rast ka arrestuar të dyshuarin i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është arrestua i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar ndalohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.