Bllokada e rruges ne Mitrovicen e Veriut. 09.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

Mitrovicë e Veriut e Leposaviq, tre të ndaluar pasi nuk respektuan masat e Qeverisë

Tre persona në tre raste të ndryshme janë ndaluar nga Policia e Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së Veriut, pasi nuk kishin respektuar masat e qeverisë për coronavirusin.

Sipas njoftimit të Policisë, ndalimet janë bërë në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, ndërsa të ndaluarit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet kanë ndodhur dje gjatë orës policore.