Flamuj të Serbisë në Mitrovicën e Veriut - Foto: REL/Reuters

Mitrovicë e Veriut, dyshohet se e mashtroi duke ia shitur banesën

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në Policinë e Kosovës se është mashtruar nga një person tjetër në lidhje me blerjen e banesës.

Një burrë dyshohet se e kishte mashtruar ankuesen e cila ia kishte dhënë një shumë të hollash për blerje të banesës.

Sipas policisë, njësia e hetimeve e ka gjetur të dyshuarin i cili më pas e ka pranuar se ka marrë një pjesë të hollave për shërbimet e kryera për banesë.

Rasti ka ndodhur më 19 gusht të këtij viti.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt