
Ilustrim
Mitrovicë e Veriut, arrestohet personi që dyshohet se rrahu vajzën e tij të mitur dhe të dashurin e saj
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe një person tjetër.
Kështu njofton Policia sot, më 05.02.2025.
Sipas Policisë, 35-vjeçari i dyshuar M.S. sipas dyshimeve fillestare ka shkuar në vendin ku ndodhej vajza e tij dhe e ka sulmiuar fizikisht atë.
Ndërsa, në përpjekje për ta mbrojtur të miturën kishte ndërhyrë edhe personi tjetër, që sipas Policisë ishte i dashuri i saj e i cili gjithashtu ishte sulmuar nga i dyshuari, duke u goditur me grusht në fytyrë.
Pas kësaj, Policia thotë se e mitura ka pranuar tretman mjekësor.
“Njësia për dhunë në familje ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur. Në bazë të udhëzimeve të tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Tutje, përmes këtij njotimi, Policia ka bërë thirrje që të raportohen rastet e ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.