Mitrovicë e Veriut, arrestohen gjashtë persona pasi u përfshinë në një përleshje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë persona në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje që ka ndodhur me 15.02.2025.

Sipas Policisë, një person me inicialet L.L., 17 vjet, ka mbetur i lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Të arrestuarit janë L.L., 21 vjeçar; P.R., 18 vjeçar; H.D., 21 vjeçar; D.M., 18 vjeçar’ H.D., 26 vjeçar dhe B.M., 24 vjeçar.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.