Ilustrim

Mitrovicë e Veriut - Arrestohen dy të dyshuar, kapen me armë të ftohta

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Jellene Anzujske“ në Mitrovicë të Veriut.

Sipas policisë gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopinj të beisbollit si dhe në brez të dyshuarit kanë poseduar nga një thikë të cilat u janë konfiskuar.

Të dyshuarit janë dërguar në stacion të policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00, në Mitrovicë të Veriut.