Policia/Ilustrim

Mitrovicë, e mori të provonte veturën dhe nuk e ktheu më

Dje gjatë ditës në Mitrovicë është vjedhur një veturë.

Sipas personit që paraqiti rastin në polici, i dyshuari kishte shkruar për ta blerë veturën, por pasi e mori ta provonte, ai nuk e kishte kthyer më.

Forcat e rendit po e trajtojnë rastin si mashtrim dhe vjedhje e rëndë.