Mitrovicë e Jugut - Të hënën rifillon mësimi 2 javor  për semimaturantët

 

Komuna e Mitrovicës, ka bërë të ditur se të hënën më 8 qershor do të rifillojë mësimi për nxënësit e klasës së nëntë.

Po ashtu njoftimi thotë se të hënën do të hapet çerdhja publike.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Egzon Jashari, njoftoi se shkollat janë të gatshme për rikthimin 2 javor të nxënësve të klasave të nënta me qëllim të përgatitjes së testit të arritshmërisë  që pritet të mbahet më 23 qershor.

Po ashtu sipas njoftimit, sot është bërë edhe dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i çerdhes publike “Gëzimi ynë”.

Sipas njoftimit, në çerdhen publike është hartuar plan-programi për grup moshat e fëmijëve nga 0 deri në 3 vjet dhe nga 3 deri në 6 vjet, në përputhje me rekomandimet e pranuara përveç stafit ekzistues të edukatorëve do të jenë të pranishëm edhe stafi mjekësor ndihmës nga QKMF-ja thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjendja aktuale e Kosovës me pandeminë e coronavirusit rezulton me 1194 të infektuar, 876 të shëruar dhe 30 të vdekur.