Mitrovicë e Jugut - Plagoset duke pastruar revolen e tij

Një person është plagosur dje në Mitrovicë të Jugut derisa ishte duke e pastruar revolen e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti ka pranuar tretman mjekësorë pas lëndimeve të marra.

Revolja është sekuestruar nga Policia së bashku me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë plumbi.

Ky rast më tutje do të trajtohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të rastit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:05.