Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Mitrovicë e Jugut – Opozita shkarkon Komisionet e Ndërmarrjeve Publike

 

Në mbledhjen e kuvendit komunal të mbajtur sot në Mitrovicë, asamblistët e opozitës kanë shkarkuar komisionet e Ndërmarrjeve Publike në këtë komunë

Komisionet e aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike të shkarkuara janë ato të “OMNI Sport”, “ Tregu”, “Stacionit të autobusëve “ dhe  “Unitetit“.

Pas shkarkimit janë emëruar komisionet e reja, ka njoftuar komuna e Mitrovicës.

Sipas njoftimit nuk është paraqitur asnjë raport paraprak i këtyre ndërmarrjeve, por KALLXO merr vesh se shkarkimi i komisioneve është bërë për shkak të përformancës së dobët nga të njëjtat.