Mitrovicë e Jugut - Fillon kubëzimi i 6 rrugëve  të Shipolit në vlerë 65 mijë euro

Komuna e Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur se sot ka filluar realizimin e projektit për kubëzimin e 6 rrugëve të Shipolit.

Sipas njoftimit, rrugët që do të kubëzohen janë: ‘Skender Mujë Skenderi”, “Morava”, “Ali Hadri”, “Shaban Bunjaku”, dhe dy degëzime tjera për skaj magjistrales Mitrovicë – Skenderaj.

Rrugët që do të kubëzohen kanë gjatësi prej 1 mijë e 100 metërash, e gjerësi 3.5 metra, ndërsa kostoja e tyre është 65 mijë euro.

Për realizimin e këtij projekti 65 mijë euro kanë participuar Komuna dhe qytetarët, shkruan në njoftim.

Drejtori për Shërbimet Publike, Naser Muja, kishte potencuar se komuna do të vazhdojë të mbështesë kërkesat e banorëve për kushte sa më të mira shkruan në njoftimin e Komunës.

 

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

“Fillon kubëzimi i disa rrugëve në Shipol të Mitrovicës •

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në kuadër të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, këto ditë ka filluar me rregullimin e rrugëve me kubëza në 6 rrugë të Shipolit; “Skender Mujë Skenderi”, “Morava”, “Ali Hadri”, “Shaban Bunjaku”, dhe dy degëzime tjera për skaj magjistrales Mitrovicë- Skenderaj.

Kubëzimi i këtyre rrugëve është duke u realizuar përmes projektit “Ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve me kubëza betoni”, dhe ndërtohen falë bashkëfinancimit të komunës dhe participimit të qytetarëve.

Gjatësia e rrugëve në fjalë është mbi 1,100m, gjerësia përafërsisht 3,5m, ndërsa vlera totale e këtij projekti për kubëzimin e rrugëve arrin shifrën rreth 65 mijë euro.

Ndërsa drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, potencoi se komuna do të vazhdoj edhe më tutje të mbështesë kërkesat dhe realizimin e nevojave të banorëve në zonat e ndryshme të Mitrovicës, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për jetë”.