Ilustrim

Mitrovicë e Jugut - Djali sulmon nënën dhe babanë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut. Një i dyshuar është arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa i dyshuari kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje në Mitrovicë të Jugut rreth orës 16:55.

I dyshuari fillimisht është dërguar në QKMF në Mitrovicë dhe më pas është dërguar në stacion të policisë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.