Mitrovicë e Jugut - Asafaltohet rruga për në fshatin Vllahi

 

Komuna e Mitrovicës së Jugut, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës për në fshatin Vllahi.

Sipas njoftimit të Komunës, rruga që ka filluar të asfaltohet sot ka gjatësi prej 3 km dhe gjerësi prej 5 metrave dhe asfaltimi pritet të përfundohet gjatë këtyre ditëve.

Sipas njoftimit, nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka , së bashku me zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë kanë inspektuar fillimin e rregullimit të rrugës në këtë fshat.

Njoftimi thotë se nënkryetari Mujka potencoi se Komuna do të vazhdoj të investoj në fshatra dhe lagje të Mitrovicës duke ua rregulluar rrugët dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme, por edhe në projekte tjera që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ky njoftimi i plotë i Komunës së Mitrovicës Jugore:

Pavarësisht situatës emergjente në të cilën gjendemi, Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka vazhduar me realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore në Mitrovicë.

Rruga e fshatit Vllahi të Mitrovicës ka filluar sot të asfaltohet, me ç’ rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë kanë inspektuar fillimin e rregullimit të rrugës në këtë fshat.

Me këtë rast nënkryetari Mujka potencoi se Komuna do të vazhdoj të investoj në fshatra dhe lagje të Mitrovicës duke ua rregulluar rrugët dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme, por edhe në projekte tjera që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kjo rrugë e cila ka filluar të asfaltohet ka gjatësi prej 3 km, ndërsa gjerësia rreth 5m, dhe pritet të përfundoj brenda këtyre ditëve.