Mitrovicë, dy të burgosur hipin në kulmin e burgut

Dy të burgosur që po mbahen në burgun që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës kanë hipur në kulmin e burgut.

Ata kanë protestuar dhe kanë kërkuar të negocionin me dikën.

KALLXO.com merr vesh nga burimet e veta se dy të burgosurit kanë kërkuar të takohen me prokurorin përndryshe nuk do të zbresin.

Burimet e KALLXO.com thonë se prokurori ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me të burgosurit protestues.

Pas kësaj, thonë të njëjtat burime, të burgosurit kanë zbritur nga kulmi i burgut me ndihmën e zjarrfikësve.