Mitrovicë - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, doli me një vajzë nga Shqipëria, detyrohet të paguajë 500 euro

Një person nga Mitrovica është detyruar të paguajë 500 euro për një dalje me një vajzë nga Shqipëria, që ka punuar në një kafitene në këtë qytet.

Sipas Policisë, personi ka treguar se dy të dyshuarit i kanë kërkuar këtë shumë të parave dhe e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk e përmbush obligimin e kërkuar nga ta.

Policia thotë se për rastin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 është njoftuar prokurori kujdestar dhe po vazhdon të hetohet.

Rasti po trajtohet si detyrim.