Dezinfektimi në Mitrovicë - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, dezinfektohen 16 ndërtesa shumëkatëshe

Komuna e Mitrovicës si masë për parandalimin e pandemisë së coronavirusit po bën dezinfektimin e ndërtesave të banimit.

Deri më tani në Mitrovicën e Jugut nuk është shënuar asnjë rast me të infektuar me COVID-19.

Të mërkurën nga kompania “Eko-DDD” janë dezinfekuar 16 ndërtesa.

Udhëheqësi i kësaj kompanie Xhafer Rushiti tregoi për KALLXO.com se janë dezinfektuar 1 ndërtesë 8-katëshe afër Komunës, 3 ndërtesa 8-katëshe në rrugën “Bedri Gjina”, 5 ndërtesa  10 –katëshe  në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërtesa  8-katëshe “Vitakte” në të njëjtën rrugë, 1  ndërtesë 11-katëshe afër marketit “QTA” dhe 6 ndërtesa 7-katëshe te rrethi,  rr. “Kemal Ataturk”.

Ndërsa dje ishin dezinfektuar hyrjet e ndërtesave afër sheshit të Mitrovicës.