Ilustrim

Mitrovicë – Çerdhet nuk u hapën sot

Në komunën e Mitrovicës nuk u hapën sot çerdhet e fëmijëve

Drejtorit i Arsimit nga kjo komunë Egzon Jashari ka thënë për KALLXO.com se për shkak se e kanë marrë vonë informatën për hapjen e çerdheve dhe paraqitjes së dy rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë sot nuk kanë pranuar fëmijët në çerdhe.

“Ne e kemi marr vonë dje informatën për fillimin e punës në çerdheve. Ne sot në mëngjes e kem vizituar çerdhen, gjithë stafi edukativo arsimor dhe stafi udhëheqës i çerdhes është i angazhuar mirëpo sot nuk kemi mundur me i pranu fëmijët për arsye se ekziston një protokoll sipas të cilit duhet të veprohet, mirëpo shumë shpejt do të fillojmë edhe me pranimin e fëmijëve. Ne e dimë që situata me COVID është ende e papërfunduar se fundmi dje kemi marrë një informacion që kemi edhe dy raste të reja kjo ka qenë arsyeja që s’kemi filluar me pranimin e fëmijëve duke ofru një hapësirë me të përshtatshme për të pranuar analizuar veprimet konkretisht udhëzimet e MASHT-it “, tha Jashari.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se 8 qershori mund të jetë data më e largët kur do të fillojnë pranimin e fëmijëve në çerdhe, ndërsa kanë bërë dezinfektimin e brendshëm të çerdheve.

“Më së largu është data 8 qershor që ne do të fillojmë, përndryshe përgatitjet e përgjithshme janë kryer vetëm janë fazat përfundimtare finale që kërkohet duke ditë që kemi të bëjmë më një pandemi e cila është ende aktive… Në kemi kryer dezinfektimin e brendshëm jemi në konsultime të behët edhe gjeneralja “, shtoi tutje Jashari.

Në komunën e Mitrovicës ka një çerdhe publike dhe janë dy çerdhe private të cilat menaxhohen jashtë dikasterit të DKA-së në Mitrovicë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas mbledhjes së kabinetit qeveritar dje ka bërë të ditur se nga sot fillon faza tjetër e lehtësimit të masave duke përfshirë hapjen e çerdheve, kopshteve, qendrave tregtare, kafiterive, restoranteve.

Ndërkaq disa komuna janë shprehur se nuk janë të gatshme për rihapjen e tyre.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!