Ilustrim

Mitrovicë, burri shantazhohet me publikim të fotove intime

Një qytetar është ankuar në Polici se po shantazhohet nga një person i gjinisë femërore me publikimin e disa fotove intime.

Ankuesi ka treguar në Polici se me të dyshuarën ka shkëmbyer disa foto intime dhe më pas e dyshuara e kishte shantazhuar, duke kërkuar 5.500 euro, për të mos i publikuar fotot.

Rasti është raportuar dje në Polici, në Mitrovicë.

Rasti është duke u hetuar.