Ilustrim

Mitrovicë, bie me veturë në një humnerë 20 metra të thellë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur dje rreth orës 12:45 në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa po drejtonte automjetin nga pakujdesia del nga rruga dhe bie rreth 20 metra poshtë.

Në këtë aksident, lëndime kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe dy pasagjere.

Të lënduarit janë dërguar në spital.

Rasti mbetet nën hetime.