Ilustrim

Mitrovicë, babai raporton dhunimin e vajzës që kishte ndodhur verën e 2021, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi, babai së bashku me vajzën e tij të moshës së mitur ka raportuar dhunimin e saj.

Rasti i dhunimit thuhet të ketë ndodhur në muajt qershor-korrik 2021, ndërsa raportimi në Polici është bërë të mërkurën më 12 janar 2022.

Sipas Policisë, pas raportimit të rastit një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.