Mitrovicë: Autobusi godet për vdekje 6 vjeçaren, arrestohet shoferi

Një vajzë 6 vjeçare ka vdekur sot në Mitrovicë pasi është goditur nga një autobus përderisa po ecte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë. Ajo ka vdekur disa prë më pas në QKUK në Prishtinë.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës thotë se Policia e ka arrestuar vozitësin e autobusit të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.