Mitrovicë, arrestohet pasi sulmon zyrtarin policor që s’ishte në detyrë

Policia e  Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili nuk ka qenë në detyrë.

Rasti ka ndodhur në   rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë, mbrëmë rreth orës 20:20.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.