Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, arrestohet pasi ofendoi policët që po i shqiptonin gjobë

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar pasi që gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka ofenduar dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë rreth orës 19:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.