Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet pasi në gjendje të dehur ofendoi policët

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte filluar t’i ofendojë dhe t’i shajë policët.

I dyshuari me vendim të prokurorit, pas këndelljes është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.