Mitrovicë, arrestohet një person për zjarrvënie
04.8.2021 - 21:03
Policia e rajonit të Mitrovicës ka arrestuar një person për zjarrvënie në fshatin Cërnushë.
Sipas Policisë, i dyshuar është S.H, 32-vjeçar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat për të iniciuar rastin për veprën penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Ndaj tij po vazhdojnë hetimet në procedurë të rregullt.
Njësia patrulluese të Policisë ka identifikuar vendin ku ishte ndezur zjarri.
Sipas Policisë, zjarri ka qenë në punishten e një gurthyesi në atë fshat. Është njoftuar njësia e zjarrfikësve të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.