Mitrovicë, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një 49 vjeçar pasi tek i njëjti kanë gjetur një armë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje.

Arrestimi ka ndodhur në mesditë, ndërsa arma e gjetur dhe gjashtë fishekë të tjerë janë sekuestruar nga Policia.

Sipas njoftimit të Policisë, për të dyshuarin prokurori ka vendosur që të iniciohet rast për veprat penale “Kanosje“ dhe ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

Po ashtu, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.