Ilustrim.

Mitrovicë, arrestohet një person pasi u kap me thikë në dorë

Një person është arrestuar dje në Mitrovicë, pasi që policia derisa ishte duke patrulluar, ka hasur në të duke mbajtur një thikë në dorë.

Personit të arrestuar i është konfiskuar thika dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe moszbatim i urdhrit të personit zyrtar”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:40 në rrugën Kollashniska të Mitrovicës.