Policia e Kosovës

Mitrovicë, arrestohet një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht gruan e tij

Një person është arrestuar dje në Mitrovicë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në Mitrovicë.