Mitrovicë, arrestohet një person nën dyshimin se e trafikoi një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar, se Njësia për hetimin e Trafikimit me qenie njerëzore ka arrestuar një person nën dyshim se ka kryer veprën penale “trafikimi me njerëz”. Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.

Sipas Policisë, personi dyshohet se ka trafikuar dhe ka shfrytëzuar një vajzë të mitur.

“Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se e dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se i dyshuari ka rezultuar se ka mbajtur viktimën në kafiterinë e tij duke e shfrytëzuar për punë.

“Hetimet intensive ndaj  të dyshuarit  kanë rezultuar më sigurimin e provave ku e njëjti dyshohet se e ka mbajte viktimën e mitur ne kafiterinë e tij duke e shfrytëzuar për pune të detyruar duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës gjatë periudhës kohore shkurte 2022”, thuhet më tutje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar 48 ore për procedim te mëtejmë.