Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mitrovicë, arrestohet një burrë për zjarrvënie ku si pasojë u dogj makina e fqinjit

Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, ka identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.

Policia përmes një komunikate bëri të ditur se N.Ll 59 vjeç, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën ‘zjarrvënie’ , e raportuar në 03:56 në Mitrovicë të Jugut, ku si pasojë është djegur një makinë e cila ka qenë e parkuar në afërsi.

“Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së tij”- thuhet nga Policia.

Policia tutje thekson se, në bazë të hetimeve fillestare, shkak është mosmarrëveshja fqinjësore mes palëve.

“Bazuar në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit të cilët banojnë në të njëjtin lokacion”- thuhet tutje në raport.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.