Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për vjedhje të cigareve në një dyqan

Një person është arrestuar nga Policia në Mitrovicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale – vjedhje e rëndë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mbretëresha Teutë “, ndërsa si rezultat i hetimit, Policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë një të dyshuar.

Kurse rasti është raportuar ne orët e mëngjesit të sotëm.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte kryer veprën vjedhje e rëndë me ç’rast nga dyqani ka  vjedhur një  sasi të konsiderueshme të cigareve.

“Si pjesë e ndërveprimeve hetimore është realizuar edhe bastisje në banesën e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mallrat e vjedhur, ndërsa pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti.

Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit K.I., 21 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor.