ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për trafikim me njerëz.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar në rrugën “Oslobodenja”, në Mitrovicë të Veriut.

I dyshuari sipas Policisë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka bashkëpunuar me një të dyshuar tjetër i cili është arrestuar me 3 dhjetor, nën dyshimin për trafikim me njerëz.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.