Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj tri grave me shufër metali dhe sprej

Është arrestuar një person nën dyshimin se u ka shkaktuar lëndime trupore tri grave, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.

Sipas Policisë, i dyshuari i ka sulmuar viktimat me shufër metalike dhe sprej.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.