Foto: KALLXO.com Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve dhe dhunim

Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës ka arrestuar mbrëmë  një person të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve dhe dhunim, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, rasti është raportuar para dy ditëve, ndërsa arrestimi i tij është bërë dje.

Si provë materiale është konfirmuar një telefon mobil, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.