Policia/Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj anëtarëve të familjes

Një burrë nga Mitrovica është arrestuar dje nën dyshimet se ka  ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes.

Rasti është raportuar dje në orët e mbrëmjes të datës në Mitrovicë.

Sipas policisë, bazuar në dekleratën e viktimës bëhet e ditur se  i dyshuari në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.