Foto: Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet i dyshuari pasi rrahu gruan dhe vajzën

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Në njoftim nuk raportohet për persona të lënduar, përderisa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.