Mitrovicë, arrestohen shtetasit serb për kontrabandë me veshmbathje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën me 12 gusht ka arrestuar dy shtetas serb, pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur një sasi veshmbathje të cilat dyshohet se i kanë kontrabanduar nga Serbia.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.