ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, arrestohen për falsifikim të parasë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar për falsifikim të parasë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit, njëri nga ta i mitur, kanë marrë disa artikuj në një furrë buke dhe shitësit ia kanë ofruar për pagesë një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00 në rrugën “ Ukshin Kovaçica” në Mitrovicë.

Pas intervistimit në stacionin policor janë shoqëruar edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët dyshohet se në bashkëveprim, në mënyrë të organizuar kanë vënë në qarkullim kartëmonedhën e dyshuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.