Foto: RTV21

Mitrovicë, arrestime për veprimtari në pishina

Dje në Mitrovicë kanë ndodhur dy arrestime për veprimtari nëpër pishina duke shkelur vendimin e qeverisë për masa mbrojtëse ndaj COVID-19.

Njëri prej të arrestuarve është nga fshati Shupkovc i Mitrovicës i cili sipas policisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse arrestimi tjetër ishte në rrugën ‘Ramadan Kelmendi’ në Mitrovicë po ashtu për veprimtari në pishinë duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria.

I njëjti sipas raportit pas intervistimtit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.